Thaçi: Zgjedhjet do ta konsolidojnë dhe forcojnë shtetin

Prishtinë | 11 Qer 2017 | 10:11 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi, së bashku me bashkëshorten dhe djalin Endritin, kanë votuar në shkollën “Faik Konica” në kryeqytet, raporton Ekonomia Online.

Pas votimit Thaçi zgjedhjet e sotme i ka vlerësuar të rëndësishme për shtetin e Kosovën për kultivimin e demokracisë, afirmimin dhe konsolidimin e shtetit dhe forcimin e institucioneve.

“Sapo votuam me Lumnijen dhe Endritin. Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për afirmimin e shtetit të Kosovës, për kultivimin e demokracisë, për konsolidimin dhe forcimin e institucioneve të ardhshme të Republikës së Kosovës”, tha presidenti.

Prandaj, i ftoj të gjithë qytetarët, pa dallim partie politike apo etnie të dalin masovikisht në zgjedhje dhe të votojnë për të ardhmen e tyre.

Të ngjashme