Vushtrri, LDK-ja pa Isa Mustafën feston 28-vjetorin e themelimit

Vushtrri | 20 Jan 2018 | 14:28 | Nga

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka festuar 28-vjetorin e themelimit në Vushtrri.

Në këtë festë nuk ishte i pranishëm kryetari i partisë Isa Mustafa, për shkak të gjendjes shëndetësore.

Kryetari i degës së LDK-së në këtë komunë Hysni Gerguri, tha se “lutemi që shpejti kryetari i partisë Isa Mustafa të bashkëngjitet në kremtime të tilla”.

Nënkryetari i partisë, njëherësh kryetar i Komunës se Podujevës, Agim Veliu, tha se “individë të pushtetit po luftojnë vetëm për interesa të tyre duke e izoluar Kosovën”, raporton Klan Kosova.

Kështu tha Veliu duke aluduar në nismën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Xhafer Tahiri, kryetari i komunës së Vushtrrisë, falënderoi qytetarët për besimin e dhënë ndaj tij.

Ai poashtu falënderoi partnerët e koalicionit, Lëvizjen Vetëvendosje, AAK-në, Nismën dhe AKR-në për bashkëpunimin duke premtuar se do ta shndërrojë Vushtrrinë në një qytet modern.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme