VV dhe LDK kundër rezolutës së PSD-së për dialogun

Prishtinë | 30 Kor 2018 | 11:36 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rezoluta e propozuar për fazën finale të dialogut Kosovë- Serbi, ka hapur një arenë tjetër përplasjeje mes Vetëvendosjes e PSD-së në Kuvendin e Kosovës, që dikur ishin bashkë, në një parti, dhe qëndrimet për bisedimet në Bruksel i kishin të njëjta.

Deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu, e ka komentuar rezolutën e propozuar nga PSD, duke thënë se ka pritur që në pikën e parë të saj të figurojë ndërprerja e dialogut, raporton Ekonomia Online.

“Pse po i quan të tilla bisedimet përfundimtare. Cilido deputet që ka nënshkruar këtë rezolutë na tregon që çka do flitet në bisedimet, çka nuk i është dhënë komunitetit serb”, ka thënë Aliu.

Ai ka akuzuar deputetin Ymerin se po tenton që, kompromisit të dhimbshëm, me të cilin, sipas tij, paralajmërohet ndarja e Kosovës, t’i lidhet kryet me 2/3 e votave.

“Cka u bë me demonstratat, vdekjen e astrit Deharit këto u bënë me organizimet tona, duhet të deklaroheni hapur për këtë. Për mu, çdo gjë është e qartë ju keni ndryshuar shumë për të keq, se nuk jeni me VV, këtë nuk e di, por të sillni tekste sikur të mos keni qenë kurrë në VV, këtë nuk e kisha besuar.  Këtë tekst nuk e besoj që e keni shkruar ju, po dyshoj që  ka shkruar dikush tjetër, ju ftoj ta tërhiqni këtë rezolutë, të flasim shtruar” ka deklaruar Aliu.

Deputeti i PSD-së, Visar Ymeri, në anën tjetër, ka thënë se rezoluta po keqkuptohet, pasi që aty tregohet qartë platforma për dialogu dhe për çfarë duhet të bisedohet.

Rezoluta e propozuar nga PSD, sipas Ymerit, tregon se Presidenti Hashim Thaçi nuk është legjitim.  Ai ka kërkuar nga Aliu ta lexojë me vëmendje rezolutën dhe ta heqë inatin që ka për PSD-në.

“Më vëmendje duhesh me lexu, Liburn, për ta lexuar me vëmendje, duhesh me heq inatin që e ki me PSD-në  dhe vullnetin për me sulmuar PSD-në dhe me menduar drejt. dhe ti, nëse nuk i beson 2/3 e Kuvendit ose nuk  e ki besimin te PSD- ja se PSD-ja e ndryshon votën ose nuk e ki besimin te LDK-ja, LDK e ka ndërruar mendjen në të kaluarën dhe do ta ndryshojë edhe në të ardhmen”, ka pohuar Ymeri.

Deputeti i Vetëvendosjes, Librun Aliu, ka replikuar edhe me shefin e Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, i cili ka deklaruar se partia e tij po bën përpjekje që disa vjet për konsolidimin e shtetit.

Hoti  foli edhe për rezolutën e PSD-së, duke shprehur qëndrimin kundër me arsyetimin se ajo nuk e çon Kosovën askund.

“LDK po bon tri dekada në përpjekje për me konsoliduar shtetin e Kosovës,  shtet demokratik të lirë të integruar në BE dhe NATO, kjo është motoja jonë dhe mbetet aktuale. Nuk ka parti në Kuvend, në veçanti që këto vonë kanë filluar me tregu votën, që munden me testu LDK-në. Me rezoluta të tilla nuk shkojmë askund, është pa javët e fundit se kush po i ndërrojmë qëndrimet. Ka 30 vjet që LDK nuk ka ndryshu qendrim për shtet të Kosovës”, ka theksuar Hoti, raporton Ekonomia Online.

 

Të ngjashme