VV: Fondi Pensional iu përket qytetarëve, jo Qeverisë

Prishtinë | 17 Tet 2016 | 13:02 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka mbajtur dëgjim publik për të diskutuar për ndryshimin e Projektligjit për Fondet Pensionale.

Besnik Bislimi, anëtar i panelit diskutues, në cilësinë e profesorit të ekonomisë,  tha se ky projektligj nuk i jep kosto qeverisë dhe se kostoja më e madhe shtesë i takon qytetarëve.

“Qeveria nuk ka mbajtur dëgjim publik me qytetarë për këtë projektligj dhe po kjo qeveri, dëshiron që me anë të ligjit t’i përdorë mjetet e Fondit Pensional. Ligji për Trustin Pensional ka të drejtë të kap 50% të kontributeve. Trusti pensional nuk disponon me parat publike”, ka thënë Bislimi.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, tha se në asnjë formë mjetet e Fondit Pensional nuk janë të Qeverisë.

“Asnjëherë ky ligj nuk ka qenë përmbajtesor, qeveria nuk ka pronësi në trustet kontributdhënëse, deri më 30 shtator të këtij viti 1.3 miliard euro janë pjesë e kursimeve të trustit pensional”, deklaroi Sejdiu, gjatë këtij dëgjimi publik

I pranishëm ishte edhe deputeti Faton Topalli, i cili tha se 85% e pensionistëve që kanë deklaruar se i harxhojnë ato para për barna e shumë pak prej tyre për ushqim e gjëra të tjera.

“Ligji për Trustin Pensional nuk ka të bëjë asgjë me pensionistët. Ai është bërë për qeverinë që të ketë mundësi t’i shfrytëzojë ato për nevojat e veta”, tha Topalli.

Ky dëgjim publik është mbajtur në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës dhe është organizuar nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Të ngjashme