VV ia dorëzon Haradinajt peticionin kundër demarkacionit

Prishtinë | 20 Mar 2018 | 17:08 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje ia kanë lënë në tavolinë Ramush Haradinajt peticionin me 205 mijë nënshkrimet e qytetarëve të cilët janë shprehur kundër demarkacionit aktual me Malin e Zi.

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, tha se kryeministri po del jashtë asaj që ka bërë thirrje deri tash.

Ngase sipas tij, ai vet ka kërkuar nga qytetarët që të nënshkruajnë peticionin me mbi 205 mijë nënshkrime kundër marrëveshjes, raporton Ekonomia Online.

“Zotëri Haradinaj këtu t’i kemi sjellë zërat e qytetarëve. Edhe vet personalisht ke bërë shumë përpjekje fizike për me i sjell këto në shkrime në Kuvend. Kemi një lutje për ty . Mos ua kthe shpinën këtyre qytetarëve”.

Të ngjashme