VV-ja për rastin e djalit të Maxhunit: Shpërputhja e informacioneve nga Policia është e qëllimshme

Prishtinë | 21 Tet 2018 | 13:41 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për media lidhur me rastin e gjetjes së substancave narkotike dhe të një arme në veturën e babait të shefit të AKI-së, Shpend Maxhunit, e të cilën po e voziste djali i këtij të fundit.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, tha se rasti “Maxhuni”, siç e quajti ai, është shembulli më i mirë i kapjes së shtetit, raporton Ekonomia Online.

Sipas Selimit, raste të tilla po ua kujtojnë qytetarëve se shteti është i kapur.

“Bëhet fjalë për një rast ku Policia gjatë një bastisje ka gjetur lëndë narkotike dhe armë pa leje. Sa herë që ne harrojmë çka është shteti i kapur ndodhin raste të tilla që na kujtojnë se çka është. Ne vazhdimisht kemi denoncuar kapjen e shtetit. Kjo kapje vetëm sa është forcuar edhe më shumë nga krerët e shtetit duke emëruar njerëz në institucionet e drejtësisë”.

“Emërimet e tilla kanë krijuar një situatë ku krerët e shtetit kanë ndarë këto institucione si tortën e pushtetit duke u dakorduar se cili ta mbajë në kontroll AKI-në, cili Policinë e cili Prokurorinë e Shtetit. Emërimi i drejtimit të Policisë dhe emërimi skandaloz i drejtimit të AKI-së janë treguesit më të kristaltë se çfarë shteti kanë instaluar krerët shtetërorë.

Ai tha se institucionet e drejtësisë në vend janë dirigjuar nga lart për ta fshehur krimin, raporton EO.

“Ne sot jemi këtu për reagimin e institucioneve të drejtësisë për ta fshehur krimin. Vetë shpërputhja e informacioneve nga Policia është bërë me qëllim nga lart. Sot qytetarët e vendit jetojnë në një vend krejtësisht të pasigurt, sepse vendi është i kapur nga grupet mafioze. Në një shtet ku prokurori arratiset dhe i akuzuari qeveris, kush do të mbrojë qytetarin. Në këtë situatë të rëndë. Kosova ka nevojë për reforma në drejtësi dhe institucionet e sigurisë”, shtoi Selimi.

Të ngjashme