VV mbledh nënshkrime për debat për Raportin e Progresit

Prishtinë | 16 Pri 2018 | 20:10 | Nga

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur që të mbledhë nënshkrimet e deputetëve për debat të veçantë në Kuvendin e Kosovës lidhur me Raportin e Progresit.

Komisioni Evropian pritet që nesër të publikojë raportin për vitin 2017. Mediet kanë raportuar se ndër porositë kryesore për Kosovën janë thirrjet për aktorët politikë që të angazhohen në dialog konstruktiv me Kuvendin si forum kryesor për debat politik, thirrja për angazhim më të madh në krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe; ratifikimi i Marrëveshjes me Malin e Zi, si dhe forcimi në vazhdim i “track rekord” (rasteve të shënjestruara) në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit konsiderohet si “zhvillim pozitiv”.

Por përsëri shprehet shqetësim për nivelin e korrupsionit, dhe kësaj radhe edhe për “përpjekjen e 43 anëtarëve të Kuvendit” që të zhbëhet Ligji për Gjykatën Speciale.

Për Shqipërinë dhe Maqedoninë propozohet nisja e negociatave të anëtarësimit, ndërsa për Turqinë thuhet se ka ecje serioze prapa dhe largim nga standardet e BE-së.

Kuvendi i Kosovës, pritet që këtë javë të ketë çdo ditë mbledhje për të përfunduar 26 pikat që janë në rend dite, shkruan KD.

Të ngjashme