VV: Ngjyra e kuqe e hedhur në institucionin policor simbolizon gjakun e grave që po vriten çdo ditë

Prishtinë | 19 Gus 2018 | 16:21 | Nga Tirana Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme ku kanë folur vajzat e arrestuara në aksionin e dy ditëve më parë.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci pati një lutje, që më shumë të u jepet hapësire grave, të dëgjohet zëri i tyre dhe të mos keqtrajtohen, po ashtu denoncimet e tyre të merren më seriozisht nga ana e policisë, raporton Ekonomia Online.

Ajo tha se ka qenë e shokuar me rastin në Gjakovë ku ndodhi vrasje e dyfishtë dhe policia nuk ka reaguar me kohë.

“Çdo ditë të ngrihet zëri i grave, të flitet, të debatohet, të protestohet që të ndalet dhuna ndaj grave, jemi vend i vogël por me numër madh të grave që kemi dhe po keqtrajtohen. Duhet që gjatë gjithë kohës të kërkojmë përgjegjësi ndaj institucioneve dhe policia dhe është e papranueshme të ketë gjithherë jepen arsyetime dhe nuk merret përgjegjësi”, tha Bugojevci.

Aktivistja e VV-së, Rinë Zhitia tha se ngjyra e kuqe të cilën ato e kishin hedhur dy ditë më parë në aksionin protestues ishte simbolizmi i gjakut të grave që po vriten çdo dite në Kosovë.

“Para dy ditësh ne hodhëm ngjyrë të kuqe në drejtim të ndërtesës së Policisë së Kosovës për të simbolizuar gjakun e grave që po vriten çdo ditë dhe policia po e lejon”, tha ajo, raporton Ekonomia Online.

Zhitia tha se Policia e Kosovës nuk duhet të heqë dorë ndaj sigurisë së grave, por edhe të gjithë qytetarëve të tjerë.

“Sipas rezultateve të gjetura , rezulton se tani për tani nuk ka element të ndonjë veprimi a mos veprimi të kundërligjshëm nga ana e zyrtarëve policor nga drejtoria rajonale e Gjakovës, ky është konkluzioni i inspektoratit policor për vrasjen që ndodhi në Gjakovë, tani inspektoratin e drejton Miradije Kelmendi, kjo zyrtare e përfshire në një nga skandalet më të mëdha në këtë institucioni”, tha Zhitia.

Zhitia tha se numri i dhunës është në rritje, vetëm në periudhën janar-shkurt të vitit 2018 janë 500 gra që kanë raportuar që është ushtruar dhunë ndaj tyre.

Aktivistja, Arta Berisha tha se grat janë të shpërfillura në Kosovë.

“Ne e dimë qe policia është instanca e fundit ku testohet shtypja ndaj grave, gratë janë krejtësisht të shpërfillura në Kosovë”, tha ajo.

“Ne sferën publike e private gratë diskriminohen, e pak ato gra që gëzojnë disa të drejta e liri kanë shumë më të vështirë sesa vetë burrat”, shtoi ajo.

Berisha shtoi se duhet të luftohet për gratë dhe se nuk duhet të durohet shteti i dhunës.

“Ne nuk do ta durojmë një shtet të dhunës, njëkohësisht jemi të vetëdijshëm se për tu jetësuar të drejtat formale duhet të luftojmë për to dhe kjo është duke ndodhur”, tha Berisha.

“Ngjyra e kuqe është hedhë në institucion e në asnjë moment nuk është sulmuar ndonjë polic e bile keqtrajtim ka pasur nga ana e policisë kundër protestuesve”, shtoi në fund ajo.

Të ngjashme