VV: Punëtorët po ndihen të mashtruar nga kryeministri për statutin e ri të Trepçës

Prishtinë | 05 Qer 2018 | 13:23 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për medie në lidhje me statutin e Trepçës dhe për vërejtjet e sindikatës së punëtorëve të Trepçës për statutin e saj.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se krerët e sindikatës po ndihen të mashtruar nga kryeministri aktual, pasi që statuti nuk është përpiluar nga bordi i Trepçës, por vetëm është servuar aty nga qeveria.

“Trepça përveç historisë së zhvillimit ekonomik është shanc i madh për zhvillimin industrial dhe zhvillimin qendror ekonomik të Kosovës”, tha Kurti.

“Statuti nuk është përpiluar nga bordi mbikëqyrës i Trepçës, por ka ardhur aty i servuar, ndërkaq Shyqri Sadikut dhe bashkëpunëtorëve të tij u është premtuar qe do të vijnë dy statute të Trepçës në Kuvendin e Republikës dhe do të bëhet debat. Në fakt kjo nuk ka ndodhur meqenëse qeveria e Kuvendit të Republikës po e dërgon vetëm statutin e miratuar prej saj ku nuk përfshihen vërejtjet e punëtorëve”.

“Asetet që përfshihen janë shumë të kufizuara, janë 3 miniera me flutacionet e tyre dhe eventualisht vetëm pas një studimi të fizibilitetit do të jenë edhe metalurgjia e plumbit, zinkut dhe industria kimike gjë që nuk është e sigurt”, tha Kurti.

Ai tha se kryetari i sindikatës së punëtorëve bashkë me bashkëpunëtorët e tij po ndihen të mashtruar nga kryeminsitri aktual për statutin e ri, raporton Ekonomia Online.

Ish-drejtori i Trepçës, Nazmi Mikullovci tha se Trepça po bëhet gati për privatizim në pjesën jugore të Mitrovicës.

“Trepça kështu siç është definuar me këtë status ajo e humb zhvillimin, ndërton një koncept të zhvillimit të mundshëm për ta dërguar Kosovën në shumë hapa prapa dhe mbetet në bujqësi, në pjesën rurale dhe mbetet në xehetari dhe prej këtyre asnjë nga shtetet tjera nuk është pasuruar”, tha Mikullovci.

“Në këtë status askund nuk përmenden pasuritë të Trepcës që kanë qenë anekënd në Kosovë dhe në Jugosllavi kanë qenë qendra administrative dhe afariste në Beograd, Zagreb, Nish e shumë qytete të tjera ku nuk u përmend asnjë vend investime të mëdha që Trepça ka bërë në miniera të cilat janë ngritë”, shtoi Mikullovci.

“Problem tjetër i Trepçës është 20% e punëtorëve aksionarë. Në Trepçë është numri i madh i punëtorëve me statut të ndryshëm dhe as me ligj e as me statut në asnjë mënyrë s’e definon kush janë ata punëtorë që do të bëhen pronarë të 20% të Trepcës”, tha Mikullovci.

Të ngjashme