VV: Të zbulohen sulmuesit e Kurteshit e Jasharit

Prishtinë | 16 Tet 2017 | 22:34 | Nga

Lëvizja VV thotë se sonte, rreth orës 20.00, persona të panjohur kanë sulmuar me gurë, vezë dhe shishe deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe drejtues i Shtabit Qendror të kësaj partie, Ismajl Kurteshi; kandidatin për kryetar të Shtimes, Ruzhdi Jashari, dhe disa aktivistë dhe simpatizues.

“Ata u sulmuan pas përfundimit të tubimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në fshatin Caralevë të Komunën e Shtimes, që qëllon të jetë dhe fshati i kryetarit aktual të Komunës së Shtimes”.

“Aktivisti i VV-së, Arbër Krasniqi ka marrë lëndime nga sulmi që është kryer para pranisë së zyrtarëve të policisë, jo më larg se 5 metra prej tyre”.

VV fton organet ligjzbatuese që të ndërmarrin urgjentisht veprime për zbulimin dhe dënimin e sulmuesve.

“Këto sulme që shpërfaqin panikun e pushtetit lidhur me fuqizimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Komunën e Shtimes dhe kudo në Republikën e Kosovës nuk do të mund ta ndalin vullnetin popullor për ndryshimin e madh politik, të filluar më 11 qershor dhe që do të masivizohet edhe më shumë në rezultatin e zgjedhjeve të 22 tetorit”, thotë VV.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme