VV: UDB-ja po e udhëheq Policinë e Kosovës

Prishtinë | 06 Sht 2016 | 14:19 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja, Qëndron Kastrati dhe Drilon Pireva gjatë një konference për media kanë dhënë dëshmitë e tyre për siç thanë ata, luftën speciale që Policia po e bënë kundër Lëvizjes Vetëvendosje.

Anëtari i Vetëvendosjes Sadri Ramabaja, është shprehur i indinjuar kur ka marr vesh se si ka manipuluar Policia me mediat ditën e 1 shtatorit, kur pas protestës e ka arrestuar Policia. Ai është arrestuar pasi u afrua për të ju dhënë ndihmë dy aktivistëve tjerë.

“Është e qartë se në institucionin më të lartë të Kosovës këmbëkryq është ulur UDB-ja serbe, dhe po merr në thumb familjet që kanë dhanë jashtëzakonisht shumë për këtë vend, përmes kësaj donë që ta shkatërrojnë idenë për bashkim dhe për Republikën funksionale ky është qëllimi kryesor”, tha Ramabaja.

“Vetëvendosje, si organizata politike më e fuqishme në rrafsh nacional që ushqen këtë ide dhe platformë politike dhe natyrisht po i vret këtë zinxhir komandues të Beogradit të instaluar në polici dhe kjo është arsyeja se pse po ushtrohet luftë speciale ndaj Vetëvendosjes”.

“Lufta speciale ka karakter të jashtëzakonshëm e koordinuar mirë edhe me qarqet antishqiptare të instaluar në institucione te huaja të vendosura këtu. Fatmirësisht nuk ka kaluar mbështetja që insistonte kjo bandë e instaluar në krye të Republikës për të shpallur madje edhe të jashtëligjshme Vetëvendosjen, askujt prej tyre nuk i shkon mendja që të shpallin të jashtë ligjshme listën Srpska që është drejtpërdrejt mekanizëm i kryeministrit serb i instaluar në Republikë. Dy nga të  arrestuarit ishin anëtarë të familjes së dëshmorëve”, ka thënë Ramabaja.

Sadri Ramabaja

Të ngjashme