VV: Vëllau i Rashit Qalajt kërcënon me “farosje” Molliqajn

Prishtinë | 07 Maj 2017 | 14:34 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje ka thirrur një konferencë me gazetarë, të dielën, për të paraqitur sikur thanë ata një kërcënim me jetë që vëllai i një eprori të lartë të Policisë së Kosovës ka bërë ndaj aktivistit të tyre, Dardan Molliqaj.

Deputetja Albulena Haxhiu ka thënë se kërcënimi ka ardhur nga Xhavit Qalaj, vëllai i Rashit Qalajt, i cili është drejtor i operacioneve në PK.

“Kam met faru me shka ki të gjallë. Ki m’i ra pishman që je gjallë dhe se këtë punë kam mi zgjidh sipas Kanunit”, ka cituar ajo kërcënimin, raporton Ekonomia Online.

Haxhiu ka thënë se kërcënuesit ia kanë bërë me dije Molliqajt se janë duke e përcjellë vazhdimisht, madje ia kanë treguar Molliqajt disa nga detajet ditore. 

Molliqaj kishte marrë një kërcënim edhe muajin e kaluar. “Mbrëmë më 6 maj, Dardan Molliqaj, ka marrë një kërcënim të radhës që është shumë më serioz sesa kërcënimi që kishte ndodhur më 21 mars”.

Haxhiu ka thënë se neglizhenca e policisë për të zbardhur rastin e parë i ka inkurajuar kërcënuesit.

Kurse, shefi i grupit parlamentar të LVV-së, Glauk Konjufca, ka përsëritur se segmente të caktuara të shtetit të Kosovës janë pjesë e krimit të organizuar.

“Policia po shfrytëzohet për t’u luftuar kundërshtarët politikë, për t’u penguar, për t’i frikësuar, për t’i persekutuar e mbi të gjitha për të kundërshtuar punën e Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo ndodh vetëm për një arsye sepse vetëm Vetëvendosja është ajo që mundohet të luftoj krimin dhe korrupsionin në Kosovë”.

“Paraqitja e skemave të krimit organizuar shqetëson personat që janë brenda këtij grupi dhe ky grup kërcënon Lëvizje Vetëvendosje”, ka vazhduar Konjufca.

Deputeti opozitar ka theksuar se sa është e korruptuar kjo polici tregon rasti i vjedhjes në dhomën e dëshmive.

Zyrtarët e Vetëvendosjes kanë shfaqur në ekran para gazetarëve mesazhet “kërcënuese” të Xhavit Qalajt bërë nga profili i tij në Facebook. Ato përmbajnë gjuhë tepër banale, prandaj Ekonomia Online nuk do t’i transmetojë.

Të ngjashme