Xhavit Haliti, Aida Dërguti e Kujtim Shala, nënkryetarë të Kuvendit

Prishtinë | 07 Sht 2017 | 14:55 | Nga

Pas votimit të kryetarit të Kuvendit, tri subjektet kryesore politike kanë propozuar dhe nënkryetarët. Xhavit Haliti i propozuar nga PAN-i, Aida Dërguti nga VV-ja dhe Kujtim Shala nga LDK-ja janë votuar në pako.

Të propozuarit nga minoritetet nuk marrin votat

Kuvendi ka shkuar në 15 minuta pushim ngase nuk votohen nënkryetarët e komuniteteve.

Kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci ka kërkuar nga deputetët të votojnë për nënkryetarët e pakicave. Ndërkohë që seanca është ndërprerë për një pauzë 15 minutëshe për tu rikthyer sërish me votime.

Lista Serbe ka propozuar që nënkryetar i Kuvendit të të jetë Slavko Simiq. Kurse nga minoriteteve joshumicë Myfera Shenik.

Të dy kanë marrë votat e mjaftueshme 61 pro dhe 41 deputetë të tjerë kanë abstenuar.

Të ngjashme