Yagcilar-i u takua me Erdoganin

Prishtinë | 20 Gus 2018 | 15:06 | Nga

Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar, gjatë vizitës zyrtare në Ankara, mori pjesë në Kongresin e VI të “AK PARTI”, që është mbajtur nën udhëheqjen e presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan., njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Në këtë Konferencë, Yagcilar, është takuar edhe me presidentin Erdogan, të cilin e uroi për detyrën e re, në krye të shtetit turk.

Yagcilar e ka falënderuar Erdogan për, siç thuhet në kumtesë, përkrahjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë Kosovës, me theks të veçantë për rolin e jashtëzakonshëm që Erdogan ka luajtur për forcimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Turqisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme