Yagcilar: Pagat dhe organizimi i administratës publike, sfida për 2018

Prishtinë | 10 Jan 2018 | 17:36 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, në një konferencë për gazetarë, ka folur për punët e kryera gjatë vitit që shkoi, si dhe objektivat e kësaj ministrie për vitin 2018.

“Ndër sfidat kryesore që na presin gjatë vitit 2018 është aprovimi i pakos legjislative për reformën e shërbimit civil dhe publik”, tha Yagcilar, raporton Ekonomia Online.

“Kjo përfshinë tri ligje: Ligji për Pagat, Ligji për Organizimin e Administratës Publike, si dhe Ligji për Pagat nga Buxheti i Kosovës”, sqaroi ai.

“Tutje në aspektin e sfidave legjislative, ne jemi zotuar që të procedojmë edhe me Ligjin për Konteste Administrative. Krahas kësaj ne duhet të rishikojmë mandatin dhe numrin e agjencive shtetërore me qëllim që të shikojmë mundësitë e reduktimit të tyre dhe integrimit në institucionet tjera”.

Sipas ministrit Yagcilar, 2017-ta ka qenë vit i të arriturave në Ministrinë e Administratës Publike (MAP). “Ministria ka qenë dhe duhet të jetë shembull i reformave, si për qeverisje të mirë, ashtu edhe për përdorimin e teknologjisë”.

“Gjatë këtyre viteve te angazhimit tim si ministër kam kërkuar që të jemi të hapur për ide. Dke qenë transparentë, kemi arritur një punë të mrekullueshme. Besoj se kemi arritur të ndërtojmë një kulturë të punës, mbështetur në parime demokratike dhe unë ju inkurajoj që të vazhdojmë në këtë rrugë me një vendosmëri të madhe. Ndërsa unë si ministër zotohem se do të ju mbështes pa asnjë rezervë”, iu drejtua Yagcilar, punonjësve të pranishëm.

Kreu i MAP-it tha se do të vazhdohet të punohet në synimin që të krijohet një administratë publike sa më efikase dhe transparente.

Të ngjashme