Yagcilar: Reforma do t’i demokratizonte zgjedhjet

Prishtinë | 17 Nën 2016 | 08:00 | Nga

Ministri i Administratës Publike, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Mahir Yagcilar, ka mirëpritur iniciativën e presidentit Hashim Thaçi për ta filluar reformën zgjedhore.

Ai ka thënë për “Epoka e re” se ky proces është i nevojshëm dhe do të ndikonte në demokratizimin e zgjedhjeve.

Sipas Yagcilarit, Kosova duhet të mbetet një zonë zgjedhore dhe pragu zgjedhor nuk duhet të ulet.

Megjithatë, kreu i KDTP-së nuk e ka përjashtuar mundësinë që zgjedhjet e reja të mbahen me ligjin e vjetër.

Yagcilar ka thënë se në kuadër të reformës zgjedhore duhet të gjendet një zgjidhje më e mirë sa i përket balotazhit në komuna, dhe mënyrës së zgjedhjes së këshilltarëve komunalë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme