Yll Hoxha godet LDK-në: Ende s’e keni prishur koalicionin me klanin Pronto

Prishtinë | 15 Maj 2017 | 18:08 | Nga

Asamblistët e LDK-së në Komunën e Prishtinës i janë bashkuar sot atyre të PDK-së për të bllokuar propozimin e Kryetarit Shpend Ahmeti për banim të përballueshëm për punëtorët e komunës, me të cilin do të përfitonin mbi 400 punëtorë të sektorit publik.

Ndaj këtij veprimi të asamblistëve të Prishtinës ka reaguar aktivisti i VV-së, Yll Hoxha, i cili kujtoi deklarimet e drejtuesve të LDK-së të cilët pas prishjes së koalicionit me PDK-në në nivel qendrorë, sipas Hoxhës, thanë se kurrë s’do të bashkëpunonin më me partinë e Kadri Veselit.

“LDK-ja po thotë kurrë me me PDK-ne, kurrë me me Klanin Pronto, por sot ne Kuvend Komunal te Prishtinës votuan serish bashke për bllokimin e Shpend Ahmetit. Sot bllokuan projektin e banimit kolektiv me kosto te përballueshme. Si duket koalicioni Pronto nuk është prishur fare. Fushata po dele te jete vetëm farse, tentative e mashtrimit te qytetareve”, shkruan aktivisti i VV-së në facebook.

Ndryshe, bllokadën e asamblistëve të PDK’së dhe LDK’së ndaj propozimit të kryetarit Shpend Ahmeti, e ka njoftuar ky i fundit vetë përmes një njoftimi, sot gjatë paradites.

“LDK sot ju bashkangjit PDK-se apo anasjelltas për bllokimin e propozimit për banim të përballueshëm për punëtorët e komunës. Nga ky propozim do të përfitonin mbi 400 punëtorë të sektorit publik në komunën tonë. Do ta dërgojmë prapë në mbledhjen e radhës”, ka njoftuar kryetari i Prishtinës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme