Ymeri e Kurti biseduan me ambasadorin britanik O’Connell për zhvillimet në vend

Prishtinë | 08 Gus 2017 | 16:05 | Nga

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, dhe i nominuari për kryeministër nga kjo parit Albin Kurti, pritën sot ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell, njofton kumtesa partiake.

Në takim u diskutua rëndësia e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe, dhe nevoja për bashkëpunim të mëtutjeshëm në fusha të ndryshme. E veçanërisht në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik dhe luftën ndaj krimit e korrupsionit.

Me theks të veçantë u bisedua edhe për zhvillimet e fundit politike dhe konstituimin e Kuvendit, ku nga të dyja palët u theksua rëndësia e formimit të institucioneve sa më parë. Po ashtu u diskutua edhe për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 22 tetor, dhe angazhimin për një proces elektoral të rregullt e demokratik.

Ymeri e Kurti, falënderuan ambasadorin O’Connell për vizitën, e veçanërisht për kontributin e vazhdueshëm që ka dhënë Britania e Madhe për Kosovën. E po ashtu u shpreh interesim i dyanshëm për të vazhduar komunikimin dhe për takime të tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme