Ymeri: E pranuam dorëheqjen e Dërgutit, nuk ka tjera dorëheqje

Prishtinë | 11 Dhj 2017 | 20:52 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, pas mbledhjes që zgjati më shumë se 6 orë të Kryesisë së kësaj partie, ka folur para gazetarëve.

Ai ka mohuar raportimet në disa medie se pas dorëheqjes së Aida Dërgutit nga funksionet e larta në Vetëvendosje, dorëheqje kanë ofruar edhe zyrtarë të tjerë.

“E pranuam dorëheqjen e Aida Dërgutit nga Kryesia dhe strukturat në Vushtrri. Nuk ka tjera dorëheqje të tjera, përkundër spekulimeve në disa medie”, tha Ymeri, raporton Ekonomia Online.

Më herët portali “Periskopi”, i njohur për burimet e mira brenda Vetëvendosjes, raportoi se Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu kanë ofruar dorëheqje nga Kryesia pas ngjarjeve të fundit.

“Diskutuam për zhvillimet në rrjetet sociale dhe Kryesia e dënon gjuhën e përdorur karshi fytyrave të Vetëvendosjes. Kërkojmë nga aktivistët që ta ndalin përdorimin e kësaj gjuhe”, ka thënë Ymeri, para gazetarëve.

Ymeri, po ashtu, ka dënuar gjuhën e përdorur nga deputetja Dërguti ndaj kolegut Albin Kurti, ditë më parë.

Mbledhja e Kryesisë së Vetëvendosjes ka nisur që nga ora 14:00 dhe ka përfunduar pak para orës 21:00.

Të ngjashme