Ymeri: Ligji për FSK-në s’na bënë me ushtri, përmbush qëllimin e Thaçit

Prishtinë | 18 Mar 2017 | 11:04 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së ka thënë se sot në kohën kur do ta kishim një nivel më të lartë të organizimit përballemi me probleme.

Ymeri ka theksuar se Ushtria duhet të bëhet, por sipas tij, Ligji për FSK-në nuk na bënë me ushtri, por vetëm përmbush qëllimin e presidentit Thaçi, raporton Ekonomia Online.

“Ushtria duhet themeluar dhe ndërtuar para së gjithash dhe mbi të gjitha kundrejt Beogradit sepse na duhet për t’u mbrojtur nga politika e Beogradit. Ligji për FSK-në, nuk krijon ushtri të Kosovës, nuk ia ndryshon asaj mandatin, nuk e transformon FSK-në por e avancon atë duke ia ndryshuar rolin dhe duke ia zgjeruar deri dikund përgjegjësinë por edhe kapacitetet. Si hap është i mangët dhe veçanërisht në praktikë, ka shumë gjëra që duhet amandamentuar në atë ligj”.

“Mënyra se si është aktualizuar dhe është sjellur në Kuvend ligji më shumë se për qëllimin e vet flet për qëllimin e Thaçit sponzorizuesit të tij. Qëllimet e tij nuk janë të sinqerta. Sjellja e ligjit në këtë kohë dhe veçanërisht në këtë mënyrë nuk ka për qëllim të avancojë FSK-në, por pozicionin e Thaçit. Në asnjë mënyrë nuk bënë të ndalemi në gjysmë, çfarë do tërheqje tash nga rruga e avancimit të FSK-së pa e pasur mundësinë e themelimit të ushtrisë së Kosovës  nënkupton dorëzim në shtet bërje , ushtria pra duhet bërë”, ka deklaruar Ymeri.

Ymeri ka thënë se zmbrapsja nga ushtria është sinjal i keq dhe dërgon sinjale te Serbia që ne nuk mund ta bëjmë këtë. Ai ka thënë se pesimizmi këtu nuk ka vend.

“Hashim Thaçi dëshiron të bëhet i nevojshëm për të qenë i pranueshëm. Vetëm në karrigen e Brukselit ndihet i sigurt”, ka thënë ai.

“Secili institucion i vendit filluar nga presidenca, e te Kuvendi, Qeveria, ministri të veçanta të gjitha bëjnë punën e tyre ose më shpesh nuk qajnë kokën fare për punën e tyre në mënyrë të pavarur dhe pa ndonjë lidhje mes njëra-tjetrës. Dhe të gjitha së bashku janë të vendosura tërësisht në funksion të krerëve të tyre institucional për t’i ndihmuar ata dhe për t’i shpëtuar ata. Kur nuk ka slogan e as plan zhvillimi, as strategji e shtet ndërtimi, as qëllim e as mendje për ta forcuar Republikën e Kosovës, pra kur nuk e ka përpara potencialitetin e së ardhmes e as të mirën e përgjithshme përtej dhe përmbi agregatit  të interesave private pushteti merr formën e një destruktiviteti kreativ”, ka thënë ai.

“Është ironikë që ata që dje cenonin sovranitetin, falnin territore e lëviznin kufirin sot e kanë marrë përsipër ta nxisin procesin siç po e quajnë vet themelimin e Ushtrisë së Kosovës për ta mbrojtur kështu sovranitetin dhe kufirin . Republika e Kosovës natyrisht që duhet ta ketë ushtrinë e vet si garantuese të sovraniteti , integritetit territorial dhe mbrojtjes së kufijve të shtetit . Mohimi i së drejtës për ushtri ka qenë dhe mbetet mohim i së drejtës sonë sovrane për shtet ndërtim dhe për më keq se kaq është pamundësim i organizimit për mbrojtje dhe për zhvillim”, ka pohuar ai.

Ai tha se Serbia është shtet armiqësor dhe se ushtria duhet themeluar dhe ndërtuar kundrejt Beogradit.

Të ngjashme