Ymeri: Pse u sikletos Kadri Veseli nga e vërteta e Frashër Krasniqit?

Prishtinë | 02 Mar 2018 | 14:28 | Nga

Visar Ymeri, ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar ndaj Kadri Veselit, kryetarit të Kuvendit, i cili gjatë ditës ia ndali fjalën deputetit Frashër Krasniqi.

“Është tërësisht e papranueshme dhe e patolerueshme praktika autoritare e udhëheqjes së seancave nga Kadri Veseli. Kuvendi i Kosovës nuk është pronë e tij private që të vendos sipas qejfit të tij se kujt t’ia ndaloj fjalën e kujt jo”, ka shkruar Ymeri në profilin e tij në Facebook.

“Deputetët e PDK-së dhe të LDK-së, Frashërin, Atdheun, Egzonin dhe Adean, nga ajo foltore i kanë quajtur me dhjetëra herë terroristë – pa asnjë fakt e bazë, e kurrë nuk u është ndërprerë fjala”.

“Pse u frikësua e sikletos aq shumë Kadri Veseli nga e vërteta që deshi t’ua thoshte Frashëri?!

“Secili deputet i Kuvendit të Kosovës, të drejtën për të folur në Kuvend e ka të siguruar nga qytetarët dhe të garantuar nga Kushtetuta, prandaj ky veprim autoritar i Kadri Veselit është i papranueshëm”.

Të ngjashme