Ymeri i quan “derra” liderët e shtetit

Prishtinë | 10 Gus 2016 | 12:00 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, i ka quajtur “derra”, kryeministrin Isa Mustafa, kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe presidentin Hashim Thaçi, duke thënë se analogjinë po e bazon në librin “Ferma e Kafshëve”, të autorit, George Orwell.

Ai ka thënë se “këta të tre si krerë shteti, janë tre derra që po e shkelin demokracinë, ndërsa Mustafa është kryederr”.

“Këta janë derrat në skenën tonë politike, me Isa Mustafën si kryederri. Këta derra po duan ta shndërrojnë Kosovën në fermë të kafshëve, mu sikur në librin e George Orwellit, organizim represiv kundër Republikës”, ka thënë Ymeri.

Ai është shprehur se marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi, nuk duhet të ratifikohet assesi në Kuvend.

Sipas tij, krerët e shteti kanë vendosur ta fusin vendin në një krizë të thellë dhe se nuk iu interesojnë as argumentet për Demarkacionin përveç interesave të tyre që bien ndesh me interesat e vendit dhe interesat kolektive.

“Marrëveshja për Demarkacionin me malin e Zi është cungim i dhunshëm i territorit të Republikës së Kosovës…”, ka theksuar Ymeri.

Lideri i Vetëvendosjes, edhe njëherë e ka ritheksuar se subjekti i tij politik, në çfarëdo forme do ta kundërshtojnë këtë marrëveshje, që tash e disa muaj po e cilësojnë si shumë të dëmshme për integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit.

“Do të organizojnë protesta deri në parandalimin e ratifikimit të marrëveshjes për Demarkacionin”, ka nënvizuar Ymeri

Ai po ashtu ka bërë të ditur se u ka bërë ftesë dy liderëve tjerë opozitarë, Ramush Haradinajt të AAK-së e Fatmir Limajt të NISMA-së që të bashkohen sërish, por sipas Ymerit, ata s’kanë qenë të interesuar.

Të ngjashme