Zbatimi i Asociacionit, temë e dialogut në Bruksel

Prishtinë | 01 Gus 2016 | 14:40 | Nga

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, do t’i prijë delegacionit të Serbisë në Bruksel, në kuadër të vazhdimit të dialogut në nivel ekspertësh me Kosovën.
Sipas medieve të Beogradit, dialogu Kosovë-Serbi në nivel ekspertësh do të zhvillohet sot e nesër.

Po sipas këtyre burimeve, bisedimet do të zhvillohen në selinë e Shërbimit Europian për Punë të Jashtme, ndërsa ndër temat e dialogut do të jenë zbatimi i marrëveshjes për themelimin e Asociacionit / Bashkësisë së Komunave me shumicë Serbe dhe i të tjerave të arritura më 25 gusht të vitit të kaluar.

Nga institucionet e Kosovës ende nuk ka ndonjë paralajmërim për vazhdimin sot e nesër të dialogut Prishtinë-Beograd, në Bruksel.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme