Zejnullah Gruda: Qeveria po tenton të kontrabandojë demarkacionin

Prishtinë | 12 Shk 2017 | 13:56 | Nga

Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Zejnullah Gruda, ka dalë përsëri kundër miratimit të demarkacionit me Malin e Zi sikurse është propozuar nga Qeveria e Kosovës. Sipas tij, një veprim i tillë po tentohet të bëhet duke kontrabanduar një çështjen që është e pasqaruar deri në fund.
Ai ka thënë se pasi të ratifikohet marrëveshja s’mund të ketë përmirësime pasi

“..pas ratifikimit s’mund të ketë korrigjime, meqë ratifikimi është pajtimi përfundimtar, me çka përfundon gjithçka. Kushdo që thotë diçka tjetër pa marrë parasysh postin që ka, e ka gabim ose dëshiron të kontrabandojë diçka dubioze”, ka shkruar Gruda, në një tekst autorial, botuar në zëri.info

Veç kësaj Gruda, ka thënë se edhe deklarimet e udhëheqësve të Shtetit kanë dëmtuar Kosovën në aspektin ndërkombëtar pasi deklarime të tilla

“Por ajo që është më e rënda në gjithë këtë nuk është kushti i mëparshëm, por perspektiva e humbjes së sigurt të Kosovës, shkaku i deklaratave të pamenduara dhe të përsëritura shumë herë të Presidentit, të Kryeministrit dhe të Ministrit të Punëve të Jashtme se Marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi është krejtësisht në rregull. …. Fatkeqësisht, këta nuk janë të vetëdijshëm se sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare çdo deklaratë e tyre e obligon shtetin. Kur këto të dihen del se hartuesit e Projektligjit ose kanë mungesë të theksuar të njohurive elementare të së drejtës diplomatike dhe të së drejtës së traktateve, ose janë përpjekur për të kaluar lëshimin e territorit me veprime mashtruese”, ka shtuar ai.

Gruda edhe më herët, në korrik të vitit 2015, kishte thënë se demarkacioni me Malin e Zi është gabim pasi është ndryshuar pika kufitare, duke u futur gjashtë kilometra në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme