Zeka kërkon që të hetohet fondi i 3%-shit, Hoti thotë se nuk ka dëshmi për keqpërdorime

Prishtinë | 16 Mar 2018 | 12:30 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, tha se mbështet formimin e komisionit hetimor për hetimin e parasë publike, por ai thotë se duhet të hetohen të gjitha vendimet e marra  edhe nga qeveritë e kaluara, transmeton Ekonomia Online.

Zeka ka thënë se duhet të hetohet edhe fondi “Vendlindja Thërret” dhe ai i 3 përqindëshit.

“Unë nuk do t’i drejtohem me ju gjujt një parti politike siç po bëjnë deputetët këtu. Akuzat që bëri Lumiri në emër të Qeverisë nuk qëndrojnë asnjë. Duke filluar prej kontratës së Hashim Thaçit me Geoffrey Nice, nuk është bërë me këtë Qeveri, ka qenë në mandatin e PDK-së dhe LDK-së, nëse Avdullah Hoti posedon ndonjë konto numër ku është paguar kjo kontratë le të del dhe të na tregoj. Nëse Avdullah Hoti del me na tregu se është bërë pagesë mes Qeverisë Thaçi dhe Geoffrey Nice do të hetohen të gjitha”.

“Ne e mbështesim krijimin e komisionit hetimor, duhet ta hetojmë edhe fondin e 3%, edhe fondin Vendlindja Thërret, edhe gabimin se kush është shkaktuar që nuk janë pagu “Betchel Enkas”, duhet të jap sqarim Avdullah Hoti”.

“Ju bëj thirrje të bëjmë komisionin hetimor, nënshkrimet e Nismës i keni, ta hetojmë shkatërrimin e Post Telekomit, të hetojmë 3% dhe dilni tregoni. “6 votat e Nismës janë pro komisionit hetimor që dëshiron ta votojë LDK-ja”.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, iu kundërpërgjigj Milaim Zekës duke thënë se nuk ka asnjë dëshmi të vogël që është keqpërdor asnjë cent sa i përket 3 përqindshit.

“E dyta nuk e kuptoj si Milaim Zeka gjuan akuza për Riinvest kur në s’kemi lidhje me atë kontratë, pra e lus mos të gjuaj fjalë në ajër.

“E treta kur unë kam qenë ministër s’ka guxuar askush t’i fus duart në buxhetin e shtetit”.

“E dini që kontrata me ‘Bechtel Enkën’ është nënshkruar pa pasur nevojë për asnjë buxhet shtesë”.

Të ngjashme