Zeka kritikon bashkëpartiakun e Nismës, je infektuar nga Thaçi

Prishtinë | 17 Sht 2017 | 16:51 | Nga

Deputeti i Nimës për Kosovën, Milaim Zeka, e ka kritikuar kolegun e tij, Zafir Berisha, se luftën kundër Qeverisë Haradinaj, e ka kthyer krejt në luftë personale.

“Ne Qeverinë mund ta rrëzojmë vetëm nëse punon mbrapsht dhe kundër interesave të Kosovës… Nuk duhet harruar që në këtë qeveri është edhe Nisma”, ka shkruar Zeka në një postim në Facebook.

Postimi i plotë:

Zafir Berisha u infektu nga Hashim Thaçi

Prej qe e njohe Hashim Thaçin, nje gje munde ta them me vertetesine me te madhe: Ai çdo veprim te vetin e nise duke analizuar raportet personale me individin, ose fenomenin qe ndodhe rreth tije!

Kolegu im, Zafir Berisha, nuk po bene mire qe luften kunder Qeverise Haradinaj, e ka kthy krejte ne personale.

Qeverine nuk e votoi, jo per shkak te parimeve, po per shkak te ministrit te Kultures, nga radhet e PDK-se, i cili eshte kandidat per kryetar te Prizrenit. Si ka mundesi qe Zafa nuk e voton qeverine, po ama e voton Kadrine?!!

Tash, nuk rrexohet qeveria per inati te Valdete Dakes, as te KQZ-se, qe ja hoqen te drejten Zafes qe te kandidoje per kryetar Prizreni. Une jam komplet kunder ketij vendimi, ama Zafa nuk mundet me thane: “Perinati te nuses, me vdekte djali”!

Ne qeverine munde ta rrexojme vetem nese punon mbrapeshte, dhe kunder interesave te Kosoves!!!

Ky eshte mendimi im si deputet, perndryshe Zafa i dine punet e veta, ama nuk duhet harruar, qe ne kete qeveri eshte edhe NISM-a…

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme