Zeka: Nëse ka argumente, Nenad Rikalo duhet të largohet

Prishtinë | 15 Sht 2017 | 08:43 | Nga

Anëtari i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Izmi Zeka, ka thënë se nëse ka argumente se ministri i ri i Bujqësisë, Nenad Rikalo, është përfshi gjatë luftës në dhunën ndaj shqiptarëve, sidomos me dëshmitar të gjallë, atëherë këtu nuk duhet të ketë diskutim të gjatë, pasi sipas tij, largimi nga Qeveria është problemi më i vogël.

Zeka ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se me ketë rast duhet të merret Prokuroria.

Postimi i plotë i Izmi Zekës:
Këto ditë po ka debat rreth Ministrit të ri të Bujqësisë z. Nenad Rikalo.
Nëse ka argumente se ai është përfshi gjatë luftës në dhunën ndaj shqiptarëve e sidomos me dëshmitar të gjallë atëherë këtu nuk duhet të ketë diskutim të gjatë. Përveç largimit nga qeveria që është problem më i vogël ai duhet të ndiqet nga prokuroria dhe të fillojnë hetimet ndaj tij.
Askush nuk mund të fshihet me petkun qeveritar e që i ka shërbyer një pushteti vrastar serb dhe gjenocidin që e ka bërë në Kosovë ndaj popullatës shqiptare.
Organet e hetuesisë duhet të fillojnë pa humbur kohë për rastin e tij

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme