Zeka: Nëse PAN-i nuk i ka numrat të mos bllokojë institucionet

Prishtinë | 10 Gus 2017 | 11:01 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka, ka thënë se nëse koalicioni PAN nuk i ka numrat, atëherë rastin për formimin e Qeverisë duhet ta ketë Vetëvendosje dhe LAA-ja.

Zeka ka thënë se duhet të zhbllokohet parlamenti i Kosovës me qëllim që partitë t’i masin forcat për formimin e qeverisë, raporton Ekonomia Online.

“Nëse zhbllokohet parlamentin, atëherë duhet t’i masim numrat. Nëse PAN-i nuk i ka numrat, atëherë duhet ta shohim nëse numrat i ka Vetëvendosje dhe LAA, por as ata nuk i kanë numrat”, ka thënë Zeka, i cili ka shtuar se për thirrje të seancave kryesuesi fillimisht duhet të konsultohet me partitë parlamentare.

Të ngjashme