Zeka: Opozita po bllokon qëllimshëm punën e Kuvendit

Prishtinë | 13 Mar 2018 | 11:59 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka thënë se kusht i tyre për të kaluar rezoluta lidhur vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave, ka qenë që të “hiqet pika ku kërkohet votimi për rritjen e pagave”, raporton Ekonomia Online.

Zeka tha se kjo është bllokadë nga ana e opozitës dhe sipas tij kjo është e qëllimshme.

“Ne biseduam që të kalojë rezoluta por kushti ynë ishte që të hiqet pika ku kërkohet votimi i rritjes së rrogave për arsye se çështja ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese dhe kjo nuk ka kuptim prandaj bllokada është nga ana e opozitës shumë e qëllimshme, ndërsa vërejtja ime për pozitën është se deputetet e pozitës janë shumë të papërgjegjjshëm”.

Zeka shtoi se deputetët që nuk marrin pjesë në seanca duhet të japin dorëheqje.

“Ata deputet që s’marrin pjesë në seanca nuk e di pse nuk japin dorëheqje. Ne si pozitë nuk mund të presim që opozita të na i bëjë numrat”.

Të ngjashme