Zeka: Turp për Parlamentin, po merremi me çështje të Drejtësisë

Prishtinë | 03 Tet 2017 | 16:05 | Nga

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, në seancën e sotme parlamentare ka hedhur akuza ndaj të pranishmëve në sallë pasi sipas tij po trajtojnë çështje të drejtësisë e jo punët që u takojnë.

Në fjalimin e tij Zeka madje ka hedhur kritika ndaj deputetëve se kur u arrestua Kryeministri Haradinaj, sipas tij disa nga ta thanë që të ”mos përzihen në çështjet e gjykatës”.

”Turp për Parlamentin tonë me u marr me çështjet e drejtësisë”.

”Kur është arrestuar Ramush Haradinaj shumica e deputetëve kanë thënë mos u përzieni në punët e gjykatës. Ne kemi njerëz të krisur, që publikisht e kanë akuzuar gruan e Rexhep Selimit”.

”Hajde të debatojmë ajo që na takon. Hajde të shikojmë cilët kriminelë të Serbisë punojnë në polici sot në Kosovë? Cilët kriminelë të Serbisë punojnë në krye të Prokurorisë?”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme