Zeka VV-së: Ta votojmë demarkacionin për inat të Listës Serbe

Prishtinë | 20 Mar 2018 | 18:27 | Nga Donika Osmani

Milaim Zeka deputet nga Nisma Social Demokrate tha se demarkacioni duhet të votohet për zhbllokimin e vendit dhe për inat të Listës Serbe.

“Unë nuk jam bindur nga raporti i Bulliqit në mënyrë absolute me votu këtë marrëveshje, jam bind nga bisedat e zhvilluara në kuadër të qeverisë nga Limaj dhe qeveria e malit të zi që kanë ra dakord të rishikohet marrëveshja. Unë mendoj që është moment historik për Kosovën dhe për inati të Listës Serbe ta votojmë këtë marrëveshje. Lista Serbe është duke e trajtuar Kosovën si vend armiqësor, Lista Serbe hobin ma të madh e ka me blloku këtë vend”.

Fatkeqësisht këta të huajt që nuk dinë me mbajt fjalime po dinë me shkru mirë e kanë jurista të zotë, na e kanë bërë ligjin e kushtetutën që nuk mund ti qesim ata prej qeverisë, sillu pështjelli dreqin rreth këmbëve e kemi. Se me pas ndonjë zgjidhje të mundshme ata prej sot nuk meritojnë me qenë pjesë e qeverisë së Kosovës. Nuk mundem me ndryshu kushtetutën na ka ra dreqi prej shpije nuk kemi çka të bëjmë, është absurde që deputet e Listë Serbe me vonu çdo proces në Kosovë”, tha ai.

Të ngjashme