Zemaj: Vrasjet politike njollë e zezë për Kosovën

Prishtinë | 16 Mar 2018 | 15:52 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj gjatë interpelancës së thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje për rastin Dehari, ka thënë se vrasjet në emër të partive kanë mbetur një njollë e zezë.

Ai tha se partia që ai përfaqësoj do të jetë iniciatore e reformave në drejtësi, raporton Ekonomia Online.

Sipas Zemajt, Kosovës i duhet një qeveri proevropiane dhe “që i ka duart e lira”.

“Rastet e vrasjeve në emër të partive politike mbeten njollë e zezë. Rastet e hetimeve që fillojnë me kompozitet përfundojnë me lirime. Kemi shumë punë për të bërë si deputet. LDK do të jetë iniciatorë të reformave në drejtësi. Vendit i duhet qeveri e re proevropiane, me vizion të qartë dhe që i ka duart e lira”

Të ngjashme