Joe Biden mbërrin në Kosovë

Prishtinë | 16 Gus 2016 | 21:55 | Nga

Zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden, ka aterruar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Biden është pritur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Garda e Nderit e FSK-së.

Biden po shoqërohet nga bashkëshortja dhe nipat e tij.

Nesër, ai do të takojë presidentin Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa.

Ai po ashtu do të marrë pjesë në emërtimin e një rruge me emrin e djalit të tij të ndjerë Beau Biden, i cili ka shërbyer një kohë në Kosovë.

FOTOT: Gazeta Tribuna

biden (5) biden (3) biden (2) biden (1)

LEXO EDHE: 

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/gjithcka-gati-per-pritjen-e-bidenit-masa-te-rrepta-te-sigurise-foto/

Të ngjashme