Zgjatet mbledhja e VV-së, Ahmeti flet për “atmosferë të mirë”

Prishtinë | 15 Jan 2018 | 18:16 | Nga Donika Osmani

Takimi i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje dhe i grupit parlamentar të këtij subjekti politik pritet të përfundojë rreth orës 22:00.

Takimi, që ka filluar diku para orës 16:00, ka mbledhur për herë të parë në selinë e partisë dy krahët që po kundërshtohen brenda Lëvizjes.

“Takimi mund të zgjas deri në orën 10:00 pasi ky është takimi i parë i këtij lloji prejse kanë filluar përçarja në Vetëvendosje”, raporton Klan Kosova, duke iu referuar informacioneve të dhëna nga zyrtarë të Vetëvendosjes.

“Tema kryesore e këtij takimi është pikërisht përçarja brenda VV-së dhe mundësia që të gjendet një mënyrë që të mos ndodhë çarja”.

Anëtarët dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë dalë nga mbledhja në një pauzë të shkurtër, për të vazhduar pas 10 minutave.

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë për medie se ekziston një atmosferë e mirë brenda partisë dhe se ende është herët për të marrë ndonjë qëndrim rreth ndodhive të fundit.

“Atmosfera është e mirë. Po diskutohet, por ende nuk ka ndonjë qëndrim pasi që është herët dhe mbledhja pritet të zgjasë”, ka thënë Ahmeti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme