Zgjedhjet e reja, të pashmangshme

Prishtinë | 15 Shk 2017 | 09:21 | Nga

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk kundërshtohen nga askush. Ndonëse krerët e koalicionit qeverisës nuk kanë dhënë ndonjë sinjal të qartë nëse janë në favor të zgjedhjeve të parakohshme, zyrtarë të caktuar të PDK-së dhe të LDK-së janë shprehur publikisht se nuk është ndonjë mëkat i madh mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme.

Edhe njohësi i rrethanave politike, Belul Beqaj, ka thënë për “Epokën e re” se zgjedhjet e reja janë të pashmangshme, ngaqë logjika e numrave të koalicionit nuk është treguar e efektshme deri më tani.

“Zgjedhjet është dashur të zhvillohen deri më tashti, ngaqë logjika e shumicës së numrave matematikorë nuk është dëshmuar e suksesshme në vendimmarrje politike, jo aq për t’u ndryshuar raporti i forcave politike, sa për t’u verifikuar legjitimiteti i subjekteve dhe faktorëve politikë”, ka thënë ai.

Beqaj ka bërë me dije se Gjykata Speciale mund ta komplikojë mbajtjen e zgjedhjeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme