Zgjidhja e problemit të trafikut në Prishtinë prioritet për Çelajn

Prishtinë | 21 Sht 2017 | 12:33 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Lirak Çelaj së bashku me kandidatët për asamble komunale ka hapur fushatën lokale për zgjedhjet e 22 tetorit.

Ai ditën e parë të fushatës e ka shfrytëzuar duke u takuar me qytetarët e komunës së Prishtinës.

Çelaj tha se prioritet i qeverisjes së tij do të jetë zgjidhja e problemit të trafikut pasi trafiku po bllokon qendrën e Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

“Ne sot kemi filluar fushatën në terren. Jo rastësisht e kemi zgjedhur qendrën sepse kjo është piak që më së vështiri është për të ardhur. Nëse kaloni vetëm prapa këtyre projekteve e shihni një kaos të tërë dhe kjo do të jetë prej hapave të parë që do të bëjë kur të marr mandatin”.

“Unë falënderoj kandidatët për asamble jam shumë krenar që jam në krye të një liste të tillë këta janë ekipi i fitores. Është lista më e mirë për Prishtinën dhe ndoshta edhe lista më e mirë që PDK ka pasur ndonjëherë”.

“Çështja e trafikut është prioriteti që do të kem qysh në marrjen e mandatin, pastaj është çështja e sigurisë pastaj edhe zhvillimi ekonomik, i cili është motor i zhvillimeve tjera”.

Të ngjashme