Zhbllokimi i demarkacionit përmes neneve të marrëveshjes ekzistuese

Prishtinë | 16 Shk 2018 | 08:14 | Nga

Zgjidhjet e propozuara rreth demarkacionit nuk e tejkalojnë versionin zyrtar, i cili vazhdon të sillet nëpër sirtarët e Qeverisë dhe Kuvendit, shkruan sot Koha Ditore.

Në takimet e zhvilluara me krerët e shtetit, Markoviq ka ofruar gatishmëri për të intensifikuar dialogun në gjetjen e një zgjidhjeje, që do ta zhbllokonte ratifikimin e marrëveshjes. Sipas burimeve të gazetës, opsioni më i mundshëm është miratimi i një deklarate të përbashkët, ku të dyja palët pajtohen për rishikim të marrëveshjes, formulim ky që ekziston edhe në versionin zyrtar të projektligjit.

“Dispozitat e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, e nënshkruar në Vjenë me datë 26 gusht 2015, nëse ka fakte të reja ligjore, mund të ndryshohen dhe plotësohen me pëlqimin e palëve. Dispozitat e kësaj marrëveshjeje mund të ndryshohen sipas procedurës së njëjtë të paraparë për miratim”, thuhet në këtë ligj, për të cilin e kishte ngritur dorën edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme