Zv. ministri i Punëve të Brendshme premton ri-integrimi ekonomik të të riatdhesuarve

Prishtinë | 10 Kor 2018 | 15:02 | Nga

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Isa Xhemajlaj ka marrë pjesë në takimin e bordit të Programit të Tregut Aktiv të Punës 2, i cili u mbajt në UNDP.

Ky projekt vijoi punën e projektit origjinal, Programi i Tregut Aktiv të Punës për tërinjtë, që operoi prej viteve 2005 deri më 2014.

Me këtë rast, zëvendësministri Xhemajlaj tha se me Strategjinë e re Shtetërore për ri-integrim të qëndrueshëm të personave të riatdhesuar 2018-2022, ri-integrimi ekonomik i personave të kthyer në tregun e punës është vendosur si objektiv iveçantë në këtë Strategji.

“Në kuadër të zbatimit të kësaj Strategjie, ne kemi ndërmarrë veprimet tona për transferim të buxhetit të punësimit dhe vetëpunësimit nga MPB nëMinistrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe jemi të përkushtuar të vazhdojmë bashkëpunimin me MPMS dhe UNDP edhe në vitet në vijim”, tha zëvendësministri Xhemajlaj.
Ai shtoi se qëllimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme është të arrihet përmbushja e objektivave të përcaktuara me strategjitë dhe legjislacionin në fuqi, për të ofruar kushte për një jetesë më të mirë për qytetarët e Kosovës që riatdhesohen nga shtete të ndryshme.
Ndërsa, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale tha se objektiv i Ministrisë që udhëheqë ai, është përmirësimi i punësueshmërisë në vend dhe se projektet e përbashkëta bashkërisht me UNDP kanë ndikuar në realizmin e këtij objektivi kryesor që ka kjo Ministri.

Programi i Vetëpunësimitështë një nga masat aktive të tregut të punës të projektit një fjalë, nën menaxhimin dhe operim të përbashkët mes UNDP-së dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme