Zyra e Kryeministrit mezi i zë zyrtarët e AAK-së

Prishtinë | 19 Sht 2017 | 18:20 | Nga

Zyra e Kryeministrit njofton se kryeministri Ramush Haradinaj, i cili është dhe kryetar i AAK-së, ka pritur në një takim miqësor udhëheqjen e AAK-së, dega në Pejë, në prag të nisjes së fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale të 22 tetorit të këtij viti.

Kryeministri Haradinaj i porositi bashkëpartiakët e tij për një fushatë të civilizuar e demokratike dhe për një garë fer dhe angazhim që do të jetë vetëm në funksion të qytetarëve të Pejës. Ata e uruan Kryetarin e AAK-së Ramush Haradinajn për postin e të parit të Qeverisë së vendit, duke i ofruar mbështetje të parezervë në të gjitha planet për një qeverisje të mirë, transparente dhe llogaridhënëse.

Kryeministri falënderoi aktivistët e partisë së tij për përkrahjen dhe u zotua se do të jetë kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie, rajoni, partie apo besimi e ideologjie.

Sikur shihet në fotografitë e dërguara për medie, Zyra e Kryeministrit sikur ishte e vogël për t’i zënë gjithë zyrtarët e Degës së AAK-së që kanë ardhur ta vizitojnë shefin e tyre në zyrën e re.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme