Zyrtarët e MAShT-it në Beograd, në punëtorinë për teknologji dhe inovacion

Prishtinë | 21 Tet 2016 | 15:23 | Nga

Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Anila Statovci- Demaj, me ftesë të organizatorit “Regional Cooperaton Council” me seli në Sarajevë dhe me përkrahjen e Programit për Reformim Ekonomik të Bashkimit Evropian, po merr pjesë në punëtorinë për prioritetet e politikave strukturale për teknologji dhe inovacion, e cila po mbahet ne Beograd.

Në këtë forum marrin pjesë të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor si dhe Turqia. Objektiva kryesore e këtij forumi është që të ofrohen mundësitë për këto shtete që të aftësohen në plotësimin e standardeve të Bashkimit Evropian që janë të lidhura me kërkimin shkencor, teknologjinë dhe inovacionin, me qëllim të ndikimit të drejtpërdrejtë në rritjen ekonomike gjatë rrugëtimit të tyre drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Kosova ka bërë prezantimin e saj, ashtu sikur edhe të gjitha shtetet e tjera pjesëmarrëse me qëllimin e nxjerrjes së mësimeve të përbashkëta të domosdoshme për përmbushjen e suksesshme të standardeve në këtë fushë të rëndësishme për zhvillimin e konkurrueshmërisë ekonomike dhe komercializimin e rezultateve innovative dhe shkencore.

Me ndarjen e përvojave në rajon, tejkalohen edhe dobësitë e njëjta por edhe replikohen modelet e suksesshme. Bashkë me Zëvensëministren Statovci-Demaj në Beograd po qëndron edhe drejtori i Departamentit për Shkencë dhe Teknologji, Murteza Osdautaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme