Çfarë është post-feminizmi

Prishtinë | 06 Mar 2017 | 23:00 | Nga

Termi postfeminizëm përdoret për të përshkruar reagime kundër kontradiktave dhe mangësive të feminizmit, veçanërisht atij të valës së parë dhe të dytë. Ky term, ndonjëherë, mund të ngatërrohet me “valën e katërt” të feminizmit, të grave me ngjyrë.

Megjithatë, feminizmi i referohet barazisë gjinore, ndërsa postfeminizmi transhendon idenë e absolutizmit të barazisë gjinore – diçka që nuk e përfshin pjesa teorike. Ideja e postfeminizmit shpesh njihet prej kontrasteve që prevalojnë mbi feminizmin klasik.

Në postfeminizëm shoqëria nuk përcaktohet sipas binarizimit gjinor dhe roleve të ndara. Një postfeminist është dikush që beson, promovon, dhe përfaqëson derivate të feminizmit klasik, ose atij të viteve ’70, qofshin këto përkrahëse apo kundërshtuese.

Postfeminizmi mund të konsiderohet si një mënyrë kritike për të vlerësuar feminizmin, pop kulturën dhe feminitetin. Dhe veçanërisht marrëdhënien mes feminizmit dhe feminitetit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme