Si të kalojmë monotoninë e përditshme?

Prishtinë | 18 Shk 2017 | 21:50 | Nga Manjola Baçi

Çdo individ ka momentet, kohën e tij të artë të suksesit, të mirëqenies, por edhe të monotonisë. E thënë në këtë sintezë askush nuk i shpëton, pasi njeriu kur arrin diçka nga ajo gjithçka, fillon dhe mendon: Ja arrita, po tani?

Së pari, të heqim nga mendja që t’a zbojmë njëherë e mirë, pasi kjo nuk për të ndodhur. T’a shmangim? Po kjo është një nga mënyrat e që na vjen thellë nga subkoshienca, por duhen gjetur rrugët sesi t’a çojmë sa më larg ritakimin me të.

Shmangiet e vazhdueshme nga problemet sjellin vështirësi menaxhimi më vonë. Ndaj nevojitet një regjim për të përmirësuar cilësinë e jetës që zgjedhim të bëjmë.

  • Të nisim ditën duke u buzëqeshur njerëzve të njohur e panjohur
  • T’i themi njerëzve të dashur sa i duam
  • Të bëjmë përditë diçka qesharake
  • Të përpiqemi të bëjmë gjërat që na pëlqejnë ne, jo të tjerëve
  • Ҫdo ditë aktivitet fizik, shëtitje, stimulon rifreskim të ideve, ripërtëritje fizike.
  • T’i shohim gjërat me një këndvështrim pozitiv
  • Të kuptojmë shqetësimet e vogla, pasi vijnë edhe për shkak të neglizhencës sonë
  • Ndarja e shqetësimit, mërzitjes me njerëz të besuar dhe që e kuptojnë gjendjen tuaj
  • Në fund të ditës bëni një monolog me veten, ndihmon në reflektimet për të ndryshuar dhe mos bërit të njëjtën gjë ditën tjetër.

(Autorja është psikologe klinike)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme