Nė Shkodėr, 315 shtėpi tė izoluara

Nė Shkodėr, 315 shtėpi tė izoluara
nga Ekonomia Online
Prishtinė | 15 Mars 2013 | 11:00

Reshjet e shiut dhe hapja e portave në 4 HEC-e ka shkaktuar një situatë të rënduar në disa zona të Shkodrës, ndërsa në disa të tjera situata është stabilizuar.

Aktualisht sot situata është më e qetë dhe nivelet e ujërave brenda natës kane rënë 40%, rrugët janë të kalueshme në Harkun e Bërdicës. Në Bashkinë Shkodër u përmbyten rreth 200 Ha tokë në zonën Bahçallek, Ajasem, Lagjen Mark Lulaj, Pedonale, duke izoluar rreth 60 shtëpi banimi dhe objekte.

Në Komunën Ana Malit u përmbyten rreth 1800 Ha, duke izoluar nga uji rreth 161 shtëpi në fshatin Obot, 19 shtëpi në fshatin Gorricë duke izoluar nga uji rreth 11 shtëpi në fshatin Muriçan.

Në Komunën Guri i Zi u përmbyten rreth 800 Ha tokë, duke izoluar nga uji rreth 20 shtëpi në fshatin Rrenc, 20 shtëpi në fshatin Kasape.

Në Komunën Berdicë u përmbyten rreth 500 Ha tokë, dukë u izoluar nga uji rreth 55 shtëpi. Gjithsej nga informacionet paraprake jo zyrtare ka rreth 4900 Ha tokë të përmbytur dhe rreth 315 shtëpi të izoluara nga uji. Ka patur probleme të furnizimit me energji elektrike në fidrin Nr. 15 i cili furnizon fshatin Bardhaj dhe komunën Postribë për shkak të këputjes së linjës TL në shtratin e Lumit Kir.

Në operacionet e evakuim shpëtimit morën pjesë rreth 100 forca të DPQ-së me mjetet organike të kësaj drejtorie, rreth 25 forca të FNSH-së me 5 mjete IFA-s, dhe një gomone të cilat operuan në komunat Bërdicë, Guri i Zi dhe në bashkinë Shkodër, duke bërë të mundur evakuimin: lagje Ajasëm, 20 familje; fshati Berdicë; 55 familje;lagje Bahçallek 20 familje dhe fshati Kuç 45 familje. Një pjesë e familjeve u akomoduan në konviktin e shkollës Industriale, ndërsa familjet e fshatrave Berdicë e Kuç janë akomoduar pranë të afërmeve të tyre. Nga Bashkia Shkodër janë marrë të gjitha masat për njoftimin e komunitetit pas njoftimit për shkarkimet në rajonet 1, 4 dhe 5 si dhe sigurimin e kushteve për akomodimin e të evokuarve në konviktin e shkollës Industriale.

Ndërkohë që situata në Vlorë paraqitet më e rënduar, pasi dalja e Vjosës nga shtrati ka sjellë përmbytje të banesave dhe të tokave bujqësore. Kështu, në fshatin Fitore dhjetëra shtëpi janë të përmbytura. Po ashtu fshatrat Poro, Bishan, Delisuf, Dellinj. Raportohet se nëse prurjet e lumit Vjosa vijojnë të rriten, rrezikojnë përmbytjen rreth 300 shtëpi.

Reshjet e dendura të shiut kanë bërë lë lumi Devoll të dalë nga shtrati, duke krijuar problem në Qarkun e Elbasanit. Mësohet se aksi rrugor që lidh Elbasanin me Gramshin është i pakalueshëm për automjetet. Për pasojë automjetet qarkullojnë nëpërmjet rrugës së vjetër.

Lumi Vjosë ka dalë nga shtrati edhe në Fier, duke përmbytur 100 he tokë. Përmbytjet janë shkaktuar sot në orët e para të mëngjesit në fshatrat Hekal dhe Kutë të Mallakastrës. Përmbytje si pasojë e daljes së Vjosës ka patur edhe në fshatrat Tojkan dhe Cerven të komunës Frakull. Mësohet se lumi Vjosë është shumë afër pikës kritike, 6,7, ndërkohë që pika kritike është 7. Ndërkohë që policia me barkat e shpëtimit është në gatishmëri për çdo përkeqësim të situatës. Gjatë natës në vendngjarje ka qenë edhe Bordi i kullimit, FNSH, shtabet e komunave.

Në qytetin verior, Bulqizë janë izoluar 4 fshatra, si pasojë e shembjes së urën Kamerrajt në kominën Zerqan. Shembja e urës, erdhi si pasojë e reshjeve të shiut.

Rrëshqitja e një masivi dheu është bërë shkak për bllokimin e aksit rrugor Këlcyrë-Përmet. Rruga është bllokuar në vendin e quajtur Kuqar. Ndërkohë bëhet e ditur se drejt aksit është nisur një fadromë për të hapur rrugën. (Shekulli)

Komentet

Komente (0) | Kthehu

Shkruaj koment

Shpėrndaje
P6 - 300 x 250