​Karikatura e ditës: Mourinho kërkon të respektohet

Prishtinë | 29 Gus 2018 | 12:50 | Nga

Protagonist i Karikaturës së Ditës të Goal.com për ditën e hënë është padyshim trajneri portugez i Manchester Unitedit, Jose Mourinho.

Pas ndeshjes kundër Tottenhamit, të cilën skuadra e Mourinhos e kishte humbur me rezultat 3-0 në Old Trafford, strategu portugez kishte kërkuar nga mediat që të tregojnë më shumë respekt për të, transmeton Gazeta Express.

Mourinho i kishte ngritur lart tre gishta dhe kishte thënë se përveç tre golave që skuadra e tij kishte pranuar ndeshjen e asaj nate, ata tre gishta simbolizonin edhe tri trofetë e Premierligës që ai i kishte fituar gjatë karrierës së tij si trajner. Ai e kishte lënë konferencën për shtyp në gjysmë dhe rrugës për të dalur nga dhoma, ai kishte vazhduar të thoshte: “Respekt, respekt, respekt”.

Të gjithë trajnerët e skuadrave të tjera në Premierligë i kanë fituar së bashku dy tituj të Premierligës, një Pep Guardiola i Manchester Cityt dhe një Manuel Pellegrini i West Hamit, i cili kishte fituar titullin e Premierligës me Manchester Cityn në sezonin 2013/2014. Ndërsa, Mourinho i ka fituar tre tituj të Premierligës gjatë kohës sa ishte trajner i Chelseat.

Megjithatë, ai është kritikuar nga mediat për shkak të stilit të lojës që bën me skuadrën e Manchester Unitedit, si dhe për rezultatet që i ka marrë deri më tani në fillimin e sezonit të Premierligës. Nga tri ndeshje, ai ka arritur t’i marrë vetëm tri pikë, fillimi më i keq i “Djajve të kuq” në 26 vitet e fundit.

“Jose Mourinho ka kërkuar të respektohet për tre titujt e tij të Premierligës, pas humbjes me rezultat 3-0 në shtëpi kundër Tottenhamit”, e ka përshkruar karikaturën e ditës Goal.com.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme