​Sarri sakrifikon për Chelsean, ky është premtimi i guximshëm

Prishtinë | 20 Gus 2018 | 15:34 | Nga

Trajneri i ri i Chelseat, Maurizio Sarri, është i njohur për vesin e tij pasi në shumicën e rasteve atë e shohim e cigare në gojë.

Por së fundmi ai ka bërë një premtim të guximshëm ku ka thënë se do ta lërë duhanin për 2-3 vite, megjithatë do ta fillojë prap.

Gjatë ndeshjes kundër Arsenalit në javën e dytë të sezonit të ri të Premierligës, të cilën Chelsea e fituan me rezultat 2-0, Sarri e kishte lënë fushën para se të përfundonte pjesa e parë dhe kjo thuhet se erdhi si pasojë e nevojës për duhan.

Kur u pyet për këtë cështje Sarri tha këshu:

“Jo, unë kisha nevojë të përfundonte pjesa e parë e ndeshjes, jo për një cigare. Unë do ta lë duhanin për një apo dy vite, dhe pastaj do të filloj përsëri”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme