10 konkludime nga java e parë e Ligës së Kampionëve

Prishtinë | 21 Sht 2018 | 10:45 | Nga

Ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve gjatë 2018/19 janë luajtur, derisa tifozët kanë hasur në ata kandidat që kanë treguar shenja se janë favorit për titull

Disa luajtëm më mirë saqë është pritur, të tjerët ishin zhgënjyes dhe disa skuadra ja dolën më mirë se sa është menduar se do ja dalin.

Këtu janë 10 konkludime që mund të nxirren nga java e parë e kësaj gare.

1. Real Madridi ende mbetet skuadër e vështirë për t’u mundur

Edhe pse Cristiano Ronaldo u largua, lojtarët si Sergio Ramos, Luka Modric, Gareth Bale, Marco Asensio dhe Karim Benzema kanë treguar se Real Madrid ende di të luaj futboll të bukur, derisa mposhtën 3-0 Romën në Santiago Bernabeu. Ata ende mbeten një skuadër e vështirë për t’u mundur nga kandidatët tjerë.

2. Barcelona mund të shkojë larg aq sa i dërgon Messi

Me het-trikun për Barcelonën në ndeshjen e parë kundër PSV Eindhoven, Lionel Messi ka treguar se sivjet e ka seriozisht për Ligën e Kampionëve dhe nëse ai arrin këtë gjë edhe në fazë të eliminimit direkt, Katalunasit do të shkojnë shumë lart.

3. Juventus dhe Bayern treguan se historia duhet të respektohet

Derisa ka përpjekje të klubeve të reja për tu parë si favorit, klubet historike si Juventus dhe Bayern Munich të dyja fituan 2-0 si mysafirë kundër dy skuadrave serioze, duke treguar që ata janë serioz po aq sa të tjerët.

4. Atletico do të luftojë për finale 

Finalja do të mbahet në stadiumin e tyre dhe Atletico Madrid janë të përcaktuar për të qenë aty. Ata mund të vuajnë për të fituar me disa skuadra mesatare siç ndodh edhe më të tjera, por ata rralë humbin ndeshje dhe duhet bërë diçka speciale që ti eliminosh.

5. PSG dhe Manchester City janë mbivlerësuar

Derisa ato nuk e tregojnë të kundërtën, PSG dhe Manchester CIty mund të konsiderohen nën klasin e kësaj gare në krahasim me Real Madrid, Barcelona, Juventus, Bayern Munich, Liverpoolin madje edhe Atletico Madrid. Të dyja klubet kanë para por janë mposhtur në ndeshjet e tyre të para, duke dështuar të tregojnë ndonjë vlerë të tyre.

6. Klopp është bekim për futbollin modern

Derisa ndeshjet janë duke u bërë shumë të parashikueshme në futbollin modern dhe me shumë skuadra të cilat vendosin të luajnë në mbrojtje dhe thellësi, Jurgen Klopp dhe skuadra e tij janë e kundërta. Mënyra e lojës së tyre është shumë argëtuese dhe shumë efektive.

7. Manchester United nuk janë edhe aq keq

Përderisa pak veta e kanë konsideruar Manchester United si kandidat, ata duhet ta mbajnë në mend se ky klub dhe ky trajner kanë pasur sukses në këtë garë më parë. Paraqitja impresive e Paul Pogba në fitoren 3-0 kundër Young Boys në Zvicër ka bërë që të konkludojmë se Djajtë e Kuq kanë startuar mirë në një grup koxha taktik.

8. VAR duhet të përdoret 24/7

Është e papranueshme pse VAR nuk përdoret në Ligën e Kampionëve. Në Mestalla, për shembull, u dha një karton i kuq kontrovers dhe tri penallti kontraverse po ashtu, në këtë rast me të ndeshja do të shkonte ndryshe.

9. Casillas nuk di të ndalet

Iker Casillas ka startuar për sezonin e tij të 20 me radhë në Ligën e Kampionëve. Disa ende mendojnë që ai duhet të pensionohet, por ai vazhdon të tregojë se është gati për të qenë lojtar standard.

10. Inter është kthyer

Pas gjashtë viteve pa ta, Interi është kthyer në Ligën e Kampionëve dhe ata kanë shënuar një fitore me plot emocione kundër Tottenham 2-1. Tani duhet që edhe rivalët e tyre të qytetit AC Milan të kthehen në këtë garë dhe më të vërtetë Liga e Kampionëve të duket si në kohëra të vjetra të saj.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/sport/10-konkludime-nga-java-e-pare-e-liges-se-kampioneve-577952/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme