100 euro për kimonon “e artë” të Majlindës, 50 mijë për “të bronztën” e izraelites

Prishtinë | 18 Mar 2017 | 09:51 | Nga

Majlinda Kelmendi ka marrë model xhudisten izraelite Yarden Gerbi kur ka vendosur të dhurojë pjesën e prapme të kimonos të cilën e mbajti veshur në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, për të ndihmuar fëmijët me nevojë.

Gerbi ka vepruar njëjtë vitin e kaluar. Ajo vendosi në ankand pjesën e prapme të kimonos (back number) dhe mjetet e siguruara nga shitja e saj i dhuroi për fëmijët që po shëroheshin në një spital me të cilin bashkëpunonte prej vitesh, shkruan sot Koha Ditore.

Plot 52 mijë e 100 dollarë amerikanë ishte shitur përmes ankandit pjesa e kimonos ku shkruan emri i xhudistes, tri shkronjat e vendit që e përfaqëson ajo, Rio 2016 dhe ku po ashtu janë të vizatuar rrathët olimpikë.

Edhe pjesa e prapme e kimonos të cilën Majlinda e veshi në ditën më të madhe të sportit kosovar është vënë në ankand. Ankandi është hapur të premten. Shifra e arritur, përkatësisht oferta më e lartë e ditës së parë, ishte dëshpëruese në krahasim me të hyrat që i siguroi pjesa e prapme e kimonos së xhudistes izraelite.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme