Edhe Shkėlzen Gashi nė Kombėtare

Edhe Shkėlzen Gashi nė Kombėtare
nga Ekonomia Online
Prishtinė | 03 Gusht 2013 | 14:32

Pas Vullnet Bashës e Amir Abrashit, Shqipëria pritet t’ia marrë Zvicrës edhe një tjetër futbollist.

Bëhet fjalë për Shkëlzen Gashin, i cili ka luajtur me ekipin U-19 dhe U-21 të helvetikëve.

Sipas tabloidit zviceran "Blick", mesfushori i Grasshopperit pritet ta veshën fanellën kuqezi në ndeshjen miqësore që Shqipëria do ta luajë kundër Armenisë, më 14 gusht.

“Edhe Shkëlzen Gashi do të luajë për Kombëtaren shqiptare. Ish-anëtari i përfaqësueses U-21 të Zvicrës ka marrë një ftesë për ndeshjen miqësore të 14 gushtit kundër Armenisë”, raporton Blick.

Gashi është formuar si lojtar të Zurich, derisa ka luajtur edhe për Schaffhausenin, Bellinzonan, Neuchatel Xamaxin, Aaraun.

Qe një vit e gjysmë Gashi është pjesë e Grasshoppersit, ku është shndërruar në një lojtar kryesor të ekipit.

Komentet

Komente (0) | Kthehu

Shkruaj koment

Shpėrndaje
P5 - 300 x 250