49 lëvizje të basketbollistëve, asnjë drejt Pejës

Prishtinë | 13 Jan 2018 | 10:17 | Nga

Plot 49 lëvizje të lojtarëve janë regjistruar në afatin kalimtar të dimrit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, që u mbyll të premten mbrëma.

Afati është mbyllur një ditë para vazhdimit të kampionatit në Superligë, ndërsa lëvizjet e lojtarëve janë të mëdha sidomos në klubet elitare, shkruan sot Koha Ditore.

Prej klubeve më aktive ishte Trepça që ka regjistruar shtatë lojtarë të rinj. Mitrovicasit kanë kthyer Samir Zekiqin, Imer e Arian Tahirin dhe Besnik Azemin, ndërsa kanë regjistruar po ashtu tre amerikanë: Jones Kreeg Andre, London Malik La Shawn dhe Jordan Reed. Trepçën e ka lëshuar fundori Musab Mala, që ka kaluar te Borea.

Bashkimi i Prizrenit po ashtu ishte aktiv në momentet e fundit. Angazhoi tre amerikanët Tyler Lloyd, Zollo Vincent Antohony dhe Aaron Moss, ndërsa prej vendorëve mori Altin Morinën e Yllit dhe Adrian Xhibon, që erdhi nga Suedia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme