90 minuta në sallën e operacionit, Maradona: Falë Zotit, gjithçka mirë

Prishtinë | 13 Nën 2017 | 15:03 | Nga

Ish-lojtari i madh argjentinas, Digo Armando Maradona, i është nënshtuar dje një ndërhyrjeje kirurgjikale në Dubai. Operacioni është kryer në ligamentet e shpatullës së majtë, një problem që e shoqëron Maradonën prej shumë vitesh. Ndërhyrja nuk ishte e lehtë dhe ka zgjatur rreth 90 minuta.

Siç transmeton “Vip Sport”, me anë të një postimi në profilin e tij në Instagram, Maradona ka qetësuar të gjithë fansat e tij: “Dua t’ju informoj se kamë kryer një ndërhyrje kirurgjikale në shpatullën e majtë. Duhej ta kisha bërë më parë. Operacioni zgjati një orë e gjysmë dhe falë Zotit, doli me sukses. Ju përqafoj”, – shkruante Maradona.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme